Është arrestuar një 54-vjeçar, i dyshuar për ngacmim.
Policia në një njoftim thotë se arrestimi i “Sh.K. ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e ngacmimit të denoncuar nga ankuesi më datë 31.01.2021”.
Një person kishte raportuar në polici se më 31 janar rreth orës 09:00 dikush e ka përcjellë dhe e ka ngacmuar, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
Policia ndërkohë ka identifikuar vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar, ndërsa me rekomandim të Prokurorit të Shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
-
4 shkurt 2021 20:33
-
Shpërndaje në: