Kronikë

Në Rahovec intervistohen shtatë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Rahovec.

Përmes raportit 24 orësh Policia thotë se është raportuar se një operator ekonomik dyshohet se është favorizuar në tri raste duke u shpallur fitues në kundërshtim me ligjin. Për këtë janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.