Kronikë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, tentoi të korruptonte për t’u futur në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën kufitare Vërmicë pasi ka tentuar t’i jap 40 euro ryshfet një zyrtari policor për t’u futur në Kosovë.

I dyshuari kishte tentuar të mërkurën rreth orës 22:40 të futej në Kosovë pa letërnjoftim. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.