Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në Klinë

Një i dyshuar mashkull është arrestuar në Klinë pasi kishte rrëmbyer një grua ndaj të cilës raportohet se ka ushtruar dhunë fizike.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.