Kronikë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Agran Krasniqit nga Peja, i cili dyshohet për veprat blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Përmes një njoftimi, Policia ka publikuar të dhënat e 28-vjeçarit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.