Një veturë ka qenë e pakapshme për Policinë e Kosovës të martën në mbrëmje.
Teksa vetura e tipit “Mercedes” nuk përfilli urdhrat e policëve, zyrtarët policorë iu vunë pas duke e ndjekur në këmbë.
KOHA ka siguruar një video në të cilën shihen policët teksa ndjekin veturën nga Katedralja në qendër të Prishtinës deri te Hotel “Grandi”.
Vetura në fund ka ikur në drejtim të Pallatit të Rinisë, teksa prapa i është vënë një veturë e Policisë.
-
12 janar 2021 21:05
-
Shpërndaje në: