Kronikë

Në tri ditët e para të vitit 2021 në Prishtinë janë shqiptuar 908 tiketa për mosrespektim të masave

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Në tri ditët e para të vitit 2021 në Prishtinë janë shqiptuar mbi 908 gjoba gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID, si dhe janë dhënë vërejtje e këshillime.

“Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre. E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës të rajonit të Prishtinës.