Policia e Pejës ka arrestuar sot në Pejë një person të dënuar për vrasje në tentativë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se L.L. 22-vjeçar është arrestuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.
Ai ishte dënuar me burgim njëvjeçar për veprën penale, vrasje në tentativë dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtje të dënimit.
-
31 dhjetor 2020 16:52
-
Shpërndaje në: