Kronikë

Arrestohen dy persona në Prishtinë me dyshim për “mundësim ose detyrim në prostitucion”

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Prishtinë, me dyshime se kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të planit policor ka sekuestruar 2 telefona celularë, 875 euro, 2000 dinarë dhe 6.6 gramë marihuanë.

Personat janë dërguar në ndalim për 48 orë.