Kronikë

Përplaset vetura me motoçikletën në Gjakovë, lëndohet një person

depresioni

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Gjakovë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sipas njoftimit policor, të përfshira në aksident ishin një veturë dhe një motoçikletë, ku vozitës i Opel Astra nga pakujdesia është përplasur me motoçikletën. I lënduar ka mbetur vozitës i motoçikletës i cili është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është shtrirë në repartin e Ortopedisë, për shkak të lëndimeve të rënda të këmbën e majtë.

“Sipas mjekëve kujdestarë, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.