Kronikë

Shqiptari në Londër kishte fshehur 5 kilogramë kokainë nën shtratin e fëmijës

Një shqiptar që ishte futur ilegalisht në Britani, për t'u bërë më pas një prej dilerëve kryesor të drogës në Londër, përballet me burgim, pasi policia ka gjetur kokainë në vlerë 1.1 milionë funte në shtëpinë e tij, shkruan “Daily Mail”.

Muhamet Qosja 29-vjeçar, kishte fshehur 5 kilogramë kokainë, një pistoletë dhe fishekë në një çantë përfundi shtratit të fëmijës në shtëpinë e tij në Ilford, në lindje të Londrës.

Gjashtë kilogramë tjetër kokainë dhe drogë paraphernalia janë gjetur në çanta me rroba të palara.

Qosja u ka thënë policëve se është futur ilegalisht në Britani në vitin 2014 dhe vendosi të merrej me shitje të drogës pasi “paguhet mirë”.

Autoritetet e Agjencisë Nacionale për luftim të Krimit po ashtu kanë kontrolluar veturën e tij dhe kanë gjetur 23 mijë funte në të.

Qosja është paraqitur në Gjykatë ku prokurorët kanë thënë se vlera e kokainës së konfiskuar te Qosja, është rreth 1.1 milionë funte.

Ai është deklaruar fajtor në gjashtë akuzat të lidhura me posedim të armës, municionit dhe po ashtu me posedim të drogës me qëllim për ta shitur e po ashtu edhe për pastrim të parave.

“Qosja ishte futur ilegalisht në Britani dhe po shpërndante drogë të klasit A në emër të një grupi të krimit të organizuar”, ka treguar kryedetektivi Tony O’Sullivan.

Ai është mbajtur në paraburgim para seancës së radhës gjyqësore më 29 janar të vitit të ardhshëm, ku pritet të kumtohet edhe dënimi.