Kronikë

Patën mosmarrëveshje rreth një parkingu, 3 persona sulmojnë 5 policë në Prishtinë

Descriptive Text

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë pasi kanë sulmuar pesë zyrtarë policorë.

Sulmi fizik ndodhi pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkingu.

“Në rrugën “Nazim Gafurri”, Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu, kishin sulmuar fizikisht pesë viktimat, zyrtarë policorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia thotë se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.