Kronikë

Sulm me armë në Podujevë, policia sekuestron një revole

depresioni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Podujevë i cili po voziste një veturë me targa të huaja, ka shkrepur me armë në drejtim të një veture tjetër.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:25 ku në makinën ku është gjuajtur me armë kanë qenë prezent katër persona. Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të fishekut derisa personit të dyshuar i është bastisur shtëpia duke iu gjetur një pistoletë me dy fishek.

“Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.