Kronikë

Arrestohet një person në Vushtrri për kërcënim të gjyqtarit

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e një rasti gjyqësor.

I dyshuari thuhet se ka pasur një seancë gjyqësore me gruan e tij dhe më pas ka kërcënuar gjyqtarin përmes rrjetit social Facebook.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.