Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

depresioni

Një grua 54-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku të dielën rreth orës 12:00, në rrugën “Hasan Prishtina”, është bërë e ditur se një grua që banonte aty, nuk ka dalë nga shtëpia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku kanë konfirmuar vdekjen e saj.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, derisa për rastin policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta”, thuhet në njoftimin policor.

Të dielën është raportuar edhe për një 23-vjeçar që ka kryer vetëvrasje në Prishtinë.