Kronikë

Personi i infektuar me koronavirus punonte në market në Prishtinë, njoftohet Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informatë se një person i infektuar me koronavirus po punon në një market në Prishtinë.

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin, i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetëizolim nga shefi i tij. Lidhur me rastin menaxherja e lokalit, e dyshuar femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.