Kronikë

Një person sulmon policin me guri pasi iu shqiptua tiketa

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Stapenicë të Malishevës ka sulmuar me gur policin, pasi iu ka shqiptuar tiketa.

Rasti ka ndodhur të martën, bëhet e ditur në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti derisa njësia policore i kishte shqiptuar tiketë, kishte përdorur fjalë fyese dhe kishte sulmuar me gur duke e goditur në këmbë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndim trupor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.