Kronikë

Një punëtoreje të një marketi në Fushë-Kosovë i vidhen nga arka 8000 euro

Policia e Kosovës njofton se të martën, në një market në Fushë-Kosovë, janë vjedhur rreth 8 mijë euro.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë.

“Ankuesja raportoi se persona të panjohur kanë thyer marketin dhe nga arka kanë vjedhur rreth 8000 euro para të gatshme”, njofton policia në raportin 24 orësh.