Një incident zjarri ka ndodhur në një objekt në Prishtinë. Siç ka njoftuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, nuk ka të lënduar.
Ndërkaq ende nuk dihet se pse është shkaktuar zjarri.
“Rreth orës 10:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (zyrë) në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, me rast po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo.
-
9 nëntor 2020 13:35
-
Shpërndaje në: