Kronikë

Përfshihet nga zjarri një dyqan në Gjilan

Në Komunën e Gjilanit thuhet se një dyqan tekstili është përfshirë nga flakët. Në pamjet e KOHËS shihet ekipet e zjarrfikëve dhe të policisë duke u marrë me rastin.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në orën 10:00, në rrugën "15 qershori", dyqani është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura. Policia njofton se përpos dëmeve, nuk ka persona të lënduar.

"Në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitet përkatëse, njësiti i zjarrfikësve ende është në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin. Për informata shtesë ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.