Kronikë

Shpërthen zjarr në kontejnerët e mbeturinave, digjen edhe tri vetura

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave, janë djegur tri vetura, të dielën në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raporton 24-orësh njofton se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar.

PK-ja e ka cilësuar rastin si "zjarrvënie".