Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, ishtë dënuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Pejës, me urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën grabitje. Arrestimi ka ndodhur të hënën në orën 21:00, ku policia ka ndaluar veturën Ford me targa të Kosovës, ndërsa i dyshuari ka filluar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët policorë janë vënë në ndjekje të personit dhe e kanë kapur. I dyshuari, që ishte dënuar më parë me katër vite burgim për shkak të grabitjes, nuk posedonte dokumente identifikimi dhe është arrestuar menjëherë, duke u dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.