Kronikë

Vdes një person në Kamenicë pasi goditet nga vetura

Një person ka vdekur në Kamenicë pasi është goditur nga një veturë. Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin i cili ka qenë duke e kaluar rrugën.

Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka vdekur, këtë e ka konstatuar mjeku.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë.