Kronikë

Aksident mes gjashtë veturave, bllokohet rruga për Pejë

Gjashtë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet gjashtë veturave në fshatin Vragoli, të premten.

Për shkak të këtij aksidenti, njëri shirit i rrugës, ai i drejtimit për Pejë, është bllokuar, prej çka janë shkaktuar edhe kolona të gjata automjetesh.

“Në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.