Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Në Fushë-Kosovë është gjetur i vdekur një person. Policia po e heton si vdekje të dyshimtë.

“Është raportuar se viktima mashkull nga njësiti policor ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së, meqenëse rasti ka ndodhur dje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.