Kronikë

Një burrë në Librazhd gjendet i varur në pemë

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ku familjarët kanë gjetur shtetasin me iniciale A.A. të vetvarur në një pemë pranë banesës.

Policia sqaron se sipas familjarëve, burri vuante nga depresioni.

“Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç. Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet”, njoftoi policia në Shqipëri, përcjellin mediat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.