Kronikë

Edhe pse i infektuar me COVID-19 hap lokalin në Ferizaj

Descriptive Text

Është iniciuar rast ndaj një personi në Ferizaj të mërkurën pasi ka hapur lokalin e tij edhe pse i njëjti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin.

“Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.