Kronikë

Në Gjilan arrestohet një person për mesazhe me përmbajtje erotike

Foto: Shutterstock

Policia në Gjilan ka arrestuar një person, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht një grua, duke i dërguar mesazhe me përmbajtje erotike.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.