Kronikë

Një i arrestuar në Pejë për vjedhje të pajisjeve bujqësore

Foto: Koha / Ilustrim

Është arrestuar një person në Istog pasi ia kishte vjedhur pajisjet bujqësore një personi dhe të njëjtat, kishte tentuar t’i shiste online.

Policia e Kosovës thotë se e ka arrestuar të dyshuarin S.M, i lindur më 1988.

“Ankuesi, Z.ZH. ka raportuar se persona të panjohur kishin tentuar që t’i vidhnin pajisjet bujqësore të cilat i ankuesi i kishte marrë donacion. I dyshuari kishte tentuar t’i shes pajisjet bujqësore përmes rrjeteve sociale, me ç’rast i ka vënë në lajthitje tre persona të cilët janë dakorduar për çmimin e mjeteve bujqësore, duke pretenduar se i dyshuari është pronar i mjeteve”, thotë PK-ja.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim Policor.