Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejё - dega Istog, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas Policisë, personi i kërkuar është: Arnit Gjukaj, lindur më 15.11.1993 në Istog.

Në kërkesën e Policisë për bashkëpunim, thuhet se i pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: "vjedhje e rëndë".

"Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë", thuhet në njoftimin e Policisë në Pejë.