Kronikë

Policia njofton se në Dragash një personi i janë vjedhur 100 krerë dele

Foto: Koha / ilustrim

Një personi në fshatin Kuklibeg të Dragashit i janë vjedhur rreth 100 krerë dele. Pronari, Nesim Halimi, po e kërkon ndihmë e secilit që mund të dijë rreth këtij rasti.

Ai ka thënë se nga këto bagëti siguronte ekzistencën.

Rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar përmes telefonit ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i janë vjedhur 100 copë krerë dele. Me vendim të prokurorit iniciohet rasti në fjalë”, është shkruar në raportin.