Kronikë

Dy vëllezër nga Kukësi arrestohen me dyshimin se abuzuan seksualisht 20-vjeçaren nga Kosova

Foto: tes

Policia në Shqipëri ka arrestuar të dielën dy vëllezër me dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare nga Kosova, e cila kishte probleme mendore dhe fizike.

Policia nga Kukësi, ka njoftuar se Xh.H. 31-vjeçar dhe M.H. 24-vjeçar, janë nga fshati Lojme i Kukësit.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.