Kronikë

Tri raste të dhunës në familje, katër të arrestuar

Foto: Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas raportit të Policisë, për rastet janë arrestuar katër persona.

Njoftohet se në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e më pas edhe vajzën e tyre. Si pasojë e sulmit të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Podujevë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por ësht ndaluar nga familjarët e tjerë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

E në Pejë një burrë nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.