Kronikë

Raste të dhunës familjare në Prishtinë e Gjilan

Foto: Ilustrim

Në Prishtinë dhe në Gjilan janë raportuar raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për shkak se kishte kanosur dhe sulmuar verbalisht nënën dhe motrën e tij.

“I dyshuari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka pranuar trajtim mjekësor dhe pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.