Kronikë

Policia ndalon 12 persona që nuk respektuan orarin e lëvizjes

Foto: Alban Bujari / KOHA

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave që nuk po respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Sipas raportit 24 orësh, 12 persona janë ndaluar në 11 raste të ndryshme në disa komuna.

Në Gjilan janë ndaluar katër persona në tri raste të ndryshme. Nga dy persona në nga dy raste të ndryshme janë ndaluar edhe në Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Më 4 maj ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave, ndërkaq më 18 maj pritet të nisë së aplikuari faza e dytë e lehtësimit.