Kronikë

Një burrë vret veten në shtëpinë e tij në Graçanicë

Dje në Graçanicë ka ndodhur një vetëvrasje, të cilën Policia e Kosovës po e cilëson si vrasje të dyshimtë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë babanë e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta dhe një gëzhojë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”, përfundon raporti.