Kronikë

Vrasje në tentativë në Gjilan

Një person në Gjilan ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar me mjete të forta dhe është qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje në tentativë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pasi e kishin kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.