Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Lipjan

Një person është gjetur i vdekur skaj rrugës në Lipjan të enjten.

Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, viktima është marrë nga një ekip i urgjencës dhe është dërguar në QKUK.

Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij ndërkaq trupi është dërguar në IML për obduksion

"Lipjan 30.04.2020-11:50. Është raportuar për një person mashkull kosovar të shtrirë skaj rrugës, ekipi i urgjencës e ka dërguar në QKUK. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftim.