Kronikë

Dy të arrestuar për “vrasje në tentativë” në Drenas

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për veprën penale “vrasje në tentativë” që ka ndodhur më 14 prill në Drenas.

Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve intensive ka arritur të identifikoj fillimisht njërin prej personave të dyshuar të përfshirë në rast, i cili ka qenë në kërkim policor.

“Pas identifikimit të tij, me datën 22.04.2020 rreth orës 15:30 i dyshuari I. L., është paraqitur dhe intervistuar në polici në prezencë të avokatit të tij, më ç ’rast është dorëzuar edhe një armë, një karikator me katër fishekë, si dhe është treguar vend ndodhja e veturës së dyshuar e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Policia thotë se hetimet kanë rezultuar se në rast është përfshirë edhe personi i dytë i dyshuar Xh. Z., i cili është ftuar për intervistim nga ana e zyrtarëve policorë, po ashtu i njëjti është paraqitur dhe intervistuar nën prezencën e avokatit mbrojtës. Edhe në këtë rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë, një karikator dhe tre fishekë.

“Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe me aktvendim të tij të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, përfundon raporti.