Arbëri

Deçani me tetë milionë euro investime për asfaltim rrugësh lokale për 3 vjet

Komuna e Deçanit për tre vjetët e ardhshëm planifikon rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve lokale në territorin e saj me projekte të bashkëfinancuara me Ministrinë e Infrastrukturës, bazuar në një memorandum, të nënshkruar me këtë ministri në vlerë prej 7.9 milionë eurosh.

Javën e kaluar Komuna e Deçanit ka kontraktuar operatorin për asfaltimin e rrugëve në 15 fshatra të kësaj komune, në vlerë prej 3.2 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Deçani ka pasur ngecje në asfaltimin e rrugëve të fshatrave. Me këto 3.2 milionë euro do të asfaltohen rrugët e 15 fshatrave të Deçanit dhe është edhe projekti tjetër prej 4.5 milionë eurosh, më të cilin mbyllet i tërë cikli i rrugëve të fshatrave të Deçanit. Këto projekte janë në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës”, thotë kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se kontrata për pjesën tjetër prej 4.5 milionë eurove është planifikuar të kryhet gjatë javës së ardhshme.

Me këto mjete të përbashkëta me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kontratat e bëra, Komuna e Deçanit planifikon të kryejë gjatë këtij mandati rregullimin dhe asfaltimin e gjitha rrugëve lokale në territorin e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)