Arbëri

Kompania e pastrimit e Deçanit bëhet shoqëri aksionare komunale

Ndërmarrja publike e mbeturinave “Higjiena” e Deçanit, aktualisht kryen shërbimet vetëm rreth 27 për qind të territorit të kësaj komune.

Mirëpo, edhe pse ende nuk është duke e përfshirë tërë territorin e Komunës me shërbimin e bartjes së mbeturinave, problemi i menaxhimit të mbeturinave e ka përcjellë vit pas viti Deçanin, në mungesë të efikasitetit të organeve komunale dhe kompanisë së mbeturinave “Higjiena”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mungesa e menaxhimit më të mirë të mbeturinave deri tashti në Komunë është arsyetuar me statusin e pazgjidhur që e kishte kompania “Higjiena”, e regjistruar në kohën e UNMIK-ut dhe e cila deri në muajin mars ka funksionuar si kompani komunale dhe vetëfinancuese nga faturat.

Prej 3 muajsh kjo kompani ka ndryshuar statusin, duke u futur nën ombrellën e Komunës, e cila tashti ka 100 për qind të aksioneve.

Në fakt kompania që ishte edhe do të mbetet e njëjta, por do të reformohet dhe me këtë reformim, pritet që gjatë këtij viti të zgjerohet edhe shërbimi i saj në gjysmën e territorit të kësaj komune... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)