Arbëri

Më afër dhe më lirë

Descriptive Text

Lagjja e fëmijërisë së Blerim Rrecit ka ndryshuar krejtësisht. Të pakta janë shtëpitë ose objektet për të cilat mund të flasë me nostalgji Rreci, 39 vjeç.

Ndër to është objekti i shkollës “Mihal Grameno”, ku edhe vetë kreu filloren. Atëherë dilte nga shtëpia dhe rrugës bëhej me shokë e shoqe. Nuk i shoqëronin prindërit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tani Rreci dhe familja e tij duhet t’i koordinojnë planet ditore që dikush të jetë i lirë për ta dërguar dhe marrë nga shkolla të birin fillorist në po të njëjtën shkollë.

Trotuaret janë të zëna me makina të parkuara edhe aty ku ndalohet rreptësisht me shenja. Shoferët shpesh i ndalin edhe në rrugë. Mjaftohen me ndezjen e katër dritave, shenjë se do të kthehen sa të kryejnë punë nëpër dyqanet e kateve të para të ndërtesave.

Shumë prindër e nxënës, si puna e Rrecit dhe të birit, fërkohen nëpër pasqyrat e makinave derisa të mbërrijnë te hyrja e ndërtesave në lagjen “Dardania” në Fushë-Kosovë. Ajo tashmë është shndërruar në një miniqytezë, me ndërtime e biznese të reja.

Qyteza në periferi të Prishtinës është bërë alternativë banimi për familjet e reja që punojnë në Prishtinë, por që nuk ua përballon kuleta blerjen e banesave në këtë qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)