Arbëri

Shkollat e Pejës mbi mesataren e vendit në testin e arritshmërisë

Drejtoria e Arsimit në Pejë ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë për klasat e nënta në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Pejës.

Suksesi i përgjithshëm nga testi i arritshmërisë për klasat e nënta për vitin shkollor 2017-2018 është 62.49 për qind. Këtij testi në 28 shkollat fillore të Komunës së Pejës, siç tregoi drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, i ishin nënshtruar 1 mijë e 485 nxënës, shkruan sot Koha Ditore.

Nga të gjitha këto shkolla në Pejë, vetëm në pesë shkolla testi ka tejkaluar rezultatin mbi 70 për qind. Rezultatin më të mirë në testin e arritshëmrisë e kanë treguar nxënësit e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë me 75.6 për qind. Pas saj janë të renditura shkolla fillore “Dardania” në Pejë me 74.4 për qind, shkolla private fillore “Cambridge school” me 73.4 për qind, shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në fshatin Novosellë me 72.7 për qind dhe shkolla fillore “Asdreni” në Pejë me 71.6 për qind.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)