Arbëri

Shkaku i ardhjes së mërgimtarëve ndërpriten punimet në rrugën Gjilan-Ferizaj

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça, në një konferencë për shtyp, e cila është mbajtur të enjten ka deklaruar se punimet në ndërtimin e rrugës me katër korsi Gjilan-Ferizaj do të ndërpriten shkaku i ardhjes së mërgimtarëve.

“Rruga me katër korsi Gjilan-Ferizaj është në fazën e punimeve dhe gjatë këtij muaji planifikohet që një pjesë të jetë e shfrytëzueshme nga qytetarët. Njëkohësisht njoftojmë se pasi të hapet një pjesë e rrugës për qarkullim, punimet do të ndërpriten përkohësisht për shkak që do të kemi mërgatën për pushime dhe nga 1 korriku do të vazhdohet me dinamikë të fuqishme të punëve, shkruan sot Koha Ditore.

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Bresalc është përfunduar me përjashtim të dy rrugicave, ku do të punohet në funksion të rregullimit të gjendjes atje. Gjithashtu edhe në Zhegër po punojmë në disa lagje e fshatra të asaj pjese. Në Pidiq dhe Çelik, tashmë asfaltimi është përfunduar, në këtë zonë janë në këtë projekt 13 rrugë që do të përfundohen shumë shpejt”, ka thënë Korça

Sipas tij, investimet e tjera janë paraparë, dhe në rrugët e tjera do të implementohen me përfundimin e procedurave të prokurimit.