Arbëri

400 gra bëjnë mamografinë, asnjë me probleme shëndetësore

Mamografi mobil i stacionuar në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Istogut prej mesit të muajit prill e deri të enjten, u ka ofruar kontrolle falas grave të kësaj komune të grupmoshës mbi 40 vjeçe.

Interesimi i grave për këtë test, që do të konstatonte ndonjë problem eventual me gjinjtë, sipas drejtorit të QKMF-së në Istog, Shefqet Mehmetaj, ka qenë shumë i madh. “Kërkesat për kontroll kanë qenë shumë të mëdha. Çdo ditë janë kryer nga 15 mamografi. Kanë qenë mbi 400 gra që janë kontrolluar. Kurse afro edhe 300 të tjera kanë qenë të paraqitura në listë për mamografi.

Ne kërkuam që të zgjaste qëndrimi i mamografit mobil në Istog edhe për një kohë, por nuk u bë. Nga të gjitha gratë që i kemi kontrolluar vetëm dy prej tyre i kemi dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme dhe kanë dalë mirë. Nuk ka rezultat që ndonjërës i ka dalë teksti keq me probleme serioze në gjinj”, thotë Mehmetaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)