Arbëri

Malisheva ka ndarë 150 bursa për studentë

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për student, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës.

Shuma e për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore janar-qershor 2018.

Ndarja e bursave për studentë, është pjesë e angazhimeve të Komunës së Malishevës, për përkrahje të studentëve, në studimet e tyre.