Arbëri

Komuna s’lirohet nga TVSH-ja për impiantin e ujërave të zeza

Ligji i ri për bashkëfinancime në projekte nuk e ka liruar Komunën e Pejës nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për shumën e saj që participon në projektin për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Megjithëse Komuna participon në këtë projekt me më pak se 20 për qind të shumës së përgjithshme të projektit, ajo duhet të paguajë TVSH, pavarësisht se ligji i ri i liron komunat nga ky tatim nëse shuma që participon është më e vogël se 20 për qind e shumës së përgjithshme të projekteve në bashkëfinancim, shkruan sot Koha Ditore.

Dokumenti për bashkëfinancim të këtij projekti është firmosur në tetor të vitit 2016. Kurse ligji i ri për bashkëfinancim ka hyrë në fuqi në janar 2017, jo krejt 3 muaj pas nënshkrimit të kontratës. “Me ligj të vjetër Komuna ka paguar TVSH në pjesën e saj që ka participuar pavarësisht shumës, më shumë apo më pak se 20 për qind.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)