Arbëri

“Hidromorava” s`i publikon raportet për kënaqshmërinë e konsumatorëve

Ndërmarrja publike e ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan s`i ka bërë publike në uebfaqen e vet raportet mbi kënaqshmërinë e konsumatorëve.

Raporti i fundit, i cili është publikuar më 2014 dhe në të janë përfshirë Gjilani, Vitia dhe Kamenica, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në uebfaqe nuk janë publikuar as Raporti i Auditorit të Pavarur dhe Pasqyrat Financiare.

Mospublikimin e raporteve, të cilat pasqyrojnë opinionin e konsumatorëve nga drejtuesit e kompanisë arsyetohet me mungesën e stafit.

Mirëpo kompania regjionale “Hidromorava” në raportin vjetor të vitit 2015 i ka deklaruar 153 punëtorë të angazhuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)