Arbëri

Nxënësit në Pejë, të bashkuar për autizëm

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, për të pestin vit me radhë kanë përgatitur aktivitete ndërgjegjësuese për autizmin.

Për nderë të kësaj dite ishin të pranishëm shumë pjesëmarrës, nxënës, kryetari i qytetit dhe zyrtarë komunalë.

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Rexhep Bogu u shpreh se ky nuk është aktiviteti i vetëm që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë, dhe kolegët e tij kanë respekt të jashtëzakonshëm për këta fëmijë në këtë shkollë, raporton KP.

Mësuesja Luljeta Kurhasani, organizatore e këtij aktiviteti, tha se fëmijët do të shkojnë në qendër të qytetit për të kërkuar aktivizimin e klasës së bashkangjitur për autizëm në këtë shkollë.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se brenda muajit do të gjejnë zgjedhje për këta fëmijë dhe organizimet nuk do të bëhen në vende të tilla.

Specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre shoqëror.