Arbëri

Nxënësit që sakrifikuan me jetë për ndërtimin e shkollës

Shtatë nxënës humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën me të meta fizike për t’u marrë një vendim për ndërtimin e shkollës fillore “Kajtaz Ramadani” në fshatin Stapanicë, gjysma e të cilit i takon Komunës së Klinës, e gjysma tjetër Komunës së Malishevës.

Vdekja e nxënësve vinte rrugës dykilometërshe që ata e ndiqnin për të shkuar në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, pasi që fshati i tyre nuk kishte shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Që në hyrje, përskaj rrugës së fshatit, kanë mbetur gjurmët e fatkeqësive që i përjetuan nxënësit e këtij fshati.

Aty qëndrojnë të vendosura disa përmendore me fotografitë e nxënësve viktima derisa po shkonin ose vinin nga shkolla.

Nuk shkonte vit që nuk merrte jetë nxënësish rruga nga Stapanica deri në Kijevë, ku nxënësit ishin të detyruar të kalonin magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rreziku u ndal tek pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mori vendimin për ndërtimin e shkollës së këtij fshati, pas vitit 2003. E për të ardhur deri aty u desh që shumë nxënës të sakrifikoheshin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image